Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk lejonte policinë t’i kontrollonte pronën, arrestohet 42-vjeçari në Malësi të Madhe

schedule13:12 - 25 Qershor, 2021

schedule 13:12 - 25 Qershor, 2021

Për të fshehur bimët e kultivuara pranë banesës, një 42-vjeçar me inicialet F.D. në Malësinë e Madhe ka kundërshtuar forcat e rendit. Ai është vënë në pranga ndërkohë që policia ka sekuestruar bimët narkotike në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.   Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar, i cili gjatë kontrollit kundërshtoi punonjësit e Policisë.   



Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve për  evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 42 vjeç banues në Gradec, Malësi e Madhe.    

Ky shtetas, në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll i ka kundërshtuar ata për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në pronën e tij. Në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!