Një në 1 milion britanikë të vaksinuar me AstraZeneca kanë pësuar mpiksje gjaku

schedule15:35 - 7 Maj, 2021

schedule 15:35 - 7 Maj, 2021

Sipas të dhënave të fundit nga AstraZeneca, vetëm një në një milion të vaksinuar me AstraZeneca kanë pësuar mpiksje gjaku. Gjithashtu, sipas rregullatorit britanik, vetëm gjashtë nga 5.9 milion njerëz që morën dozën e dytë të AstraZeneca pësuan mpiksje gjaku.

Gjithashtu janë raportuar 242 raste në 22,6 milion të vaksinuar me dozën e parë, pra një në 100,000. Organizatat kryesore shëndetësore si Agjencia Europiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë theksuar që përfitimet i tejkalojnë rreziqet, duke theksuar sigurinë e vaksinës AstraZeneca.

Gjithashtu, gjashtë në 10,000 gra shtatzëna kanë pësuar mpiksje gjaku. Disa gra mbi 40 vjeç Britani kanë humbur jetën pas dozës së parë të AstraZeneca. Sidoqoftë, sipas të dhënave të botuara nga autoritetet britanike, probabiliteti i vdekjes nëse nuk merrni vaksinën është tre herë më i lartë sesa nëse vaksinoheni./abcnews.al