Me armë me vete, kapet i riu

schedule11:09 - 16 Prill, 2019

schedule 11:09 - 16 Prill, 2019

Një i ri nga Vlora është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Në një njoftim, policia thotë se ai qëndronte pranë një lokali në Ujin e Ftohtë. Sapo ka parë uniformat blu, 29-vjeçari E.H. ka tentuar të largohet. Por autoritetet u vunë menjëherë në ndjekje të tij, ku bënë të mundur edhe kapjen e tij në flagrancë.

Gjithashtu sipas policisë, gjatë tentativës për t’u larguar, i riu ka hedhur armën në tokë. Bëhet fjalë për një pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë. Gjithashtu ai ka qenë edhe në vitin 2012 i arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e saj, policia thekson se kapja e 29-vjeçarit u bë në bashkëpunim me qytetarët. Ishin këta të fundit që lajmëruan uniformat blu, të cilët falenderojnë qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftojnë ata të denoncojnë çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të sigurtë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./abcnews.al