Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten gjatë natës disa fshatra në Fushë-Krujë

schedule07:35 - 25 Janar, 2021

schedule 07:35 - 25 Janar, 2021

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Shtimi i reshje ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Fushë-Krujës.

Raportohet se përmbytje ka pasur në fshatin Bilaj, Mallkuç dhe Murqinë.

Reshjet e vazhdueshme të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorem, sipërfaqe të tokave bujqësore ndodhen nën ujë.

/abcnews.al/