Leeds mes më të mirëve, Newcastle zhyt Burnley, ja renditja e skuadrave

schedule19:10 - 22 Maj, 2022

schedule 19:10 - 22 Maj, 2022

Premier League ka mbyllur siparin e këtij sezoni në Angli, ku Manchester City është shpallur kampion, teksa fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Aston Villas, me Gundodan dhe Rodri që i dhanë trofeun Pep Guardiolës.

Po fitore mori edhe Liverpool ndaj Wolves, por kjo nuk mjaftoi që të bënin mrekullinë në Premier League, pasi City nuk toleroi skuadrën e Stiven Gerrard.

Një fitore të rëndësishme mori edhe Leeds ndaj Brendfort, pasi fituan minimalisht 1-0. Një triumf që i siguroi mbijetesën mes më të mirëve edhe për sezonin e ardhshëm, pasi Burnley u mposht nga Newcastle 2-1. Një humbje që e zbret Burnley një kategori më poshtë në Angli.

Arsenal mposhti thellë Everton 5-1, teksa mbylli Premier Leaguen me fitore, duke u renditur të 5-të në klasifikim.

Manchester United e mbyll me humbje këtë sezon, pasi Crystal Palace triumfoi me shifrat 1-0 përballë Cristiano Ronaldos.

Renditja në Premier League:

/f.a/abcnews.al