Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lavrov: Zelensky nuk e kupton seriozitetin e situatës

schedule08:22 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 08:22 - 20 Dhjetor, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Sergei Lavrov akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se “nuk e kupton seriozitetin e situatës dhe nuk po kujdeset për popullin e tij”.

Në një intervistë për një rrjet televiziv bjellorus, kreu i diplomacisë ruse tha se idetë e Zelenskit janë gjithashtu tregues të “racizmit ” të qeverisë ukrainase, pa dhënë detaje.

Presidenti ukrainas gjithashtu ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare, para së cilës udhëheqja politike dhe ushtarake e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi për pushtimin e Ukrainës dhe krimet e luftës.



Sergej Lavrov ka kritikuar gjithashtu edhe Perëndimin .

“Reagimi histerik” ndaj “operacionit special ushtarak” (siç e quan Moska pushtimin e Ukrainës) konfirmoi, sipas Lavrov, qëndrimin e Kremlinit se lufta ishte “absolutisht e nevojshme”.

Duke ndërmarrë veprime ushtarake, Moska shkatërroi “lojërat gjeopolitike të Perëndimit”, të cilat aspironin ta kthenin Ukrainën në një kërcënim të përhershëm për Rusinë, tha Lavrov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!