Laçi befasohet nga Besëlidhja, Vllaznia triumfon ndaj Strugës

schedule14:56 - 14 Janar, 2020

schedule 14:56 - 14 Janar, 2020

Laçi dhe Vllaznia zbritën sot në fushë për miqësoret e radhës. Bardhezinjtë e Cungut pritën në Laç Besëlidhjen, përballje të cilën e humbën me rezultatin 0-2. Ekipi lezhjan shënoi nga një gol për pjesë dhe ia doli të triumfonte.

Ndryshe ndodhi me Vllazninë. Kuqeblutë luajtën në Ohër kundër Struga Trim Lum, ekipi shqiptar që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkodranët shënuan nga një gol për pjesë dhe fituan 2-0.

Ekipet po i japin dorën e fundit përgatitjeve për nisjen e fazës së dytë të kampionatit që rinis me 22 janar. Laçi do të luajë në transfertë kundër Teutës, ndërsa Vllaznia pret Flamurtarin. /abcnews.al