Ish – kryeministri Sali Berisha lëvizjet në PD i ka cilësuar si treni shpëtimtar i Shqipërisë. Ai u shpreh se nuk ka kohë për të harxhuar energjitë për problemet e brendshme. Ai ka ftuar deputetët që nuk i janë bashkuar Kuvendit që të bëjnë zgjedhjen e tyre.
Për Berishën PD është e bashkuar ndërsa ata që zgjedhin veçimin sipas tij e kanë në dorë vetë personalisht.
“Ishte Kuvend i bashkimit. Detyra ime ka qenë bashkimi i bazës dhe ju i shihni dhe jeni dëshmitar, xhirot e ish kryetarit për të kuptuar që dëshmojnë se sa e bashkuar është sot PD në bazë. Deputetët një pjesë nuk ishin këtu. Dy gjëra kam ky tren nuk mund të ndalet kurrë.”
“Ata deputetët u shkëputën për disa muaj. 6 marsi dëshmoi qartë se kush ishte shumicë.” tha Berisha. /abcnews.al/


