Kupa e Shqipërisë, Flamurtari kërkon të surprizojë Vllazninë, formacionet zyrtare

schedule13:25 - 26 Janar, 2022

schedule 13:25 - 26 Janar, 2022

Dy skuadra me traditë në futbollin shqiptarë do të përballen mes tyre ditën e sotmë në orën 13:45, ndeshje kjo e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Flamurtari i cili militon në Kategorinë e Dytë do të kërkojë të suprizojë Vllazninë e superiores.

Skuadra vlonjate ka në përbërjen e saj futbollistë që e njohin mirë kategorinë superiore dhe për këtë kuqezinjtë kanë të gjitha mundësitë për të triumfuar përballë shkodranëve të Thomas Brdariç, të cilët kanë marrë 4 barazime në 4  javët e fundit në Abissnet Superiore, por gjithsesi këta të fundit janë më të favorizuar për të fituar këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Allmuçaj; Pjeshka, Bicaj, Ramadani, Licaj; Çelhaka, Gocaj, Qarri; Diamanti, De Oliveira, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli.

Vllaznia: Qarri; Gurishta, Fangaj, Hakaj, Bulatoviç; Krymi, Heriç, Mustedanagiç; Latifi, Çoba, Gjurgjeviç. Trajner: Thomas Brdariç. /f.a/abcnews.al