Krymi: Pozitive për ne që Teuta është në krizë, së shpejti Vllaznia do jetë në krye

schedule12:56 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 12:56 - 2 Dhjetor, 2021

Në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Thomas Brdaric, ishte i pranishëm edhe njëri nga futbollistët e ekipit shkodran.

Ardit Krymi foli për sfidën e ditës së nesërme që Vllaznia do të luajë kundër Teutës në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 16:45.

Një sfidë që për Krymin duhet fituar për të vazhduar të jetë afër dy skuadrave të kreut dhe për shkodranët është diçka pozitive momenti negativ që po kalon skuadra e Teutës.

Vllaznia – “Mendoj për vendin ku ishim, pasi 4-5 ekipe janë për titull ishte e nevojshme fitorja ndaj Laçit. Pas hapit fals të Tiranës duhet të fitonim për të ngushtuar diferencën me kreun”.

Ndeshja kundër Teutës – “Sfida me Teutën ka rëndësinë e vetë pasi edhe ata janë rival për titull kampion. Do të shkojmë atje për të dhënë maksimumin tonë. Është pozitive për ne që Teuta nuk po kalon një moment të mirë, është një moment që e kalon çdo skuadër, por ne duhet të shkojmë dhe të japim maksimumin”.

Ndryshimi te Vllaznia – “Janë afruar shumë lojtarë dhe këto afrime duhen e kohën e vet që të përshtaten me pjesën tjetër të skuadrës e mendoj se janë në rrugën e duhur”.

Vllaznia në krye – “Duke dhënë maksimumin dhe duke qenë të gjithë bashkë, mendoj se Vllaznia shumë shpejtë do të jetë në krye pasi kemi kualitete dhe mundësi për të qenë në vendin e parë.”, përfundoi Krymi.  /f.a/abcnews.al