VIDEO/ Koronavirusi, qeveria nxjerr ushtrinë nga kazermat: Blindat lëvizin në rrugët e Tiranës

schedule16:23 / 20/03/2020

Një numër i madh ushtarësh kanë filluar të qarkullojnë që prej pasdites së sotme në lagjet e Tiranës bashkë me makinat e tyre të blinduara “Humvee”.

Burimet bëjnë me dije se ushtarët do të patrullojnë në lagjet e Tiranës për të mos lejuar qarkullimin e qytetarëve jashtë fashave të orareve të përcaktuara nga qeveria.

Nxjerrja e ushtrisë në rrugë është një masë tjetër e rendësishme nga qeveria për të kontrolluar situatën me koronavirusin.

Për nxjerrjen e blindave ushtarake Kryeministri Rama përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se e gjithë ushtria do të vihet në mbrojtje të popullit “nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm“, shkruan Rama.

“USHTRIA DO TË VIHET E GJITHA NË MBROJTJE TË POPULLIT NGA NJË PAKICË FARE E VOGËL INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM, TRADHËTARË TË VËRTETË, QË MUND TË NA BËJNË HATANË DHE NUK DUHET TË LEJOHEN NË ASNJË MËNYRË, TË MARRIN NË QAFË MIJËRA E MIJËRA TË PAFAJSHËM, E T’U SJELLIN VUAJTJE TË MËDHA DHJETËRA MIJËRA TË TJERËVE.

DUHET T’I NDALIM ME ÇDO KUSHT DHE DO TË PËRDORIM ÇDO MJET, DERI NË HEQJEN E PLOTË TË LIRISË NËSE NUK DO TË TËRHIQEN URGJENTISHT NGA RRUGA E TYRE QORRE

POPULLI NUK I’A KA BORXH ASNJË INDIVIDI TRADHËTINË NË KËTË PËRPJEKJE KOMBËTARE PËR JETËN E NJERIUT”.

Deri më tani, numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 70, ndërsa numërohen edhe dy të vdekur. /abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/644654226095790/

schedule16:23 / 20/03/2020