Këshilli Politik shqyrton çështjet e mbetura pezull për Reformën Zgjedhore

schedule17:20 - 28 Maj, 2020

schedule 17:20 - 28 Maj, 2020

Në tryezën e Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore morën pjesë përfaqësues të partive politike, mazhorancës, opozitës parlamentare, asaj jashtë parlamentit si  edhe ekspertë të çështjeve zgjedhore.

Në rend dite ishte edhe roli i policisë dhe i Prokurorisë së Përgjithshme në zgjedhje si edhe sinjalizuesit që denoncojnë krimet elektorale. Pjesë e tryezës ishte edhe diskutimi i propozimit të Partisë Demokratike për “qeverinë kujdestare” si edhe për Drejtorin e ri të Policisë, 100 ditë para zgjedhjeve.

Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, ishte gjithashtu pjesë e draftit të Partisë Demokratike. Pritet që këto të jenë orët vendimtare për kompromisin mes palëve, pasi vete protagonistët politikë kanë vendosur si afat për miratimin final 31 majin.

Më herët palët kanë rënë dakord për 3 çështje të cilat ishin jo të nxehta: afatin zgjedhor, kuotat gjinore dhe financimin e partive. Ndërkohë sot më herët Ambasadorja Amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim të posaçëm me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kreun e Komisionit të ligjeve Ulsi Manjën.

Ambasada Amerikane ka dalë me një propozim për ndryshim sistemi, por mazhoranca nuk e sheh si moment të duhur për të ndërhyrë në Kushtetutë. /abcnews.al