Iu nxi lëkura nga koronavirusi, mjeku kinez nis t’i kthehet normalitetit

schedule17:09 - 12 Maj, 2020

schedule 17:09 - 12 Maj, 2020

Një mjek në Kinë pa veten teksa ndërronte tërësisht ngjyrë pasi u sëmur me Covid-19. Por, tashmë lëkura e Yi Fan, e cila kishte marrë ngjyrë të errët, po i rikthehet më në fund normalitetit.

Mjeku kinez e mori virusin korona ndërsa u jepte ndihmë mjekësore pacientëve të tij në janar, dhe u nxor nga spitali në Wuhan javën e kaluar pasi rezultoi të ishte shëruar.

Sipas asaj që raportojnë mediat, atij i ndryshoi ngjyra e lëkurës për shkak të një medikamenti që mori ndërkohë që trajtohej për Covid-19. Një video e filmuar së fundmi tregon se mjeku Dr Yi është në një gjendje shumë herë më të mirë shëndetësore ndryshe nga situata që paraqitej më 9 maj.

Më herët gjatë majit, mjekët njoftuan se një antibiotik i përdorur si pjesë e trajtimit i shkaktoi mjekut hiperpigmentim, ndërsa shtuan se ngjyra do të zhdukej ndërsa pacienti shërohej.

Dr. Yi u shtrua në spital më 18 janar pasi ai dhe një kolegu i tij rezultuan pozitivë për koronavirusin. /abcnews.al/