I doli emri në listën e FRD-së, Fatlum Nurja: Guxim i tepërt, nuk kam firmosur asnjë formular

schedule07:42 - 9 Mars, 2021

schedule 07:42 - 9 Mars, 2021

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Fatlum Nurja nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se është përfshirë në listat e FRD-së edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë, ndërsa thotës se nuk ka firmosur asnjë formular të tillë.

Por çuditërisht Nurja mes emrave të listave për kandidat ka gjetur edhe emrin e tij.

“Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe më jep një ndjenjë neverije”, shkruan Nurja.

Gjithashtu Nurja i cili ka më herët ka qenë edhe ish-këshilltar i Bamir Topit, teksa ka publikuar edhe foton, ngre shqetësim për këtë përfshirjen pas asnjë konfirmim nga vetë ai.

Statusi:

Mbrëmë fjeta herët, e sot në mgjes pashë këtë listë që ma kishte dërgu një mik pas mesnate.Deklaroj që nuk i ka kërku FRD-së diçka të tillë, përveç se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi nuk kam firmos as ndonjë formula tip për të tilla raste…Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe më jep një ndjenjë neverije. Jam i vetëdijshëm se eksperiencat e personave që do të jenë deputet…dhe më gjërë…do ja dalin me ba mrekulli për qytetin, Shtein dhe Kombin tonë. Por, gjithashtu jam shpresëplotë se estrada e Parlamentit ka me vazhdu.

/abcnews.al/