“I di pikat e dobëta të Cityt, Auba i lumtur me ne. Lacazette? Sulmuesi që preferoj”

schedule20:39 - 17 Korrik, 2020

schedule 20:39 - 17 Korrik, 2020

Mikel Arteta do të sfidojë Pep Guardiolën nesër në mbrëmje në gjysmëfinalen e FA Cup. 38-vjeçari ka punuar si ndihmës i patriotit të tij te City përpara se të merrte drejtimin e Arsenal. Në konferencë për shtyp, Arteta flet rreth ndeshjes dhe sulmuesve Aubameyang-Lacazette.

Duhet të bllokojmë pikat e forta të Manchester Cityt, të cilat i kanë me shumicë. Gjithsesi, unë i di mirë pikat e tyre të dobëta dhe do përpiqemi t’i godasim aty. FA Cup është shumë e rëndësishme për ne, jo vetëm për faktin që na kualifikon në Europa League. Do të tentojmë të dalim në finale dhe ta fitojmë këtë trofe.

Aubameyang? Gjithmonë kam qenë pozitiv dhe i sigurt që do të qëndrojë me ne. Aubameyang stërvitet mirë dhe e di që është i lumtur tek Arsenali. Bisedoj shpesh me të, është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë, përveçse golashënuesi më i mirë.

Lacazette? Ai është tipi i sulmuesit që unë preferoj, e kam thënë diçka të tillë edhe përpara se të bëhesha trajner i Arsenalit. Është inteligjent dhe shumë i fortë, punon shumë dhe e urren humbjen“, thekson trajneri spanjoll. /abcnews.al