Halili: Fitoi skuadra më e mirë, humbje që cenon objektivat

schedule10:16 - 22 Nëntor, 2020

schedule 10:16 - 22 Nëntor, 2020

Tirana doli e mundur mbrëmë nga Shkodra me shifrat 3-2, pas një ndeshje shumë të bukur, të cilën bardheblutë e barazuan dy herë, por në fund pësuan gol nga një ish si Dunga.

Pas ndeshjes për mediet e pranishme foli presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ai u shpreh se fitoi skuadra më e mirë në fushë dhe tregoi qartë pakënaqësinë e tij pas ndeshjes.

“Ishte ndeshje e mirë dhe mendoj se fitoi skuadra më e mirë. Vllaznia luajti më mirë, diti ta menaxhojë lojën, megjithëse edhe skuadra jonë mendoj se luajti mirë.

Një ndeshje që u vendos nga një episod në fund dhe me të cilin Vllaznia e fitoi ndeshjen dhe ne dolëm të mundur nga stadiumi. Objektivat? Mendoj se është shumë shpejt për të folur për objektiva.

Çdo ndeshje që ikën pa sukses, është në dëm të skuadrës për objektivat që ka, ndërsa për të folur për gjërat e tjera, jemi shumë shpejt”, u shpreh Halili. /abcnews.al