Greqi/ Heroinë në makinë, një shqiptar në pranga

schedule16:50 - 23 Shkurt, 2018

schedule 16:50 - 23 Shkurt, 2018

Policia greke në Prevezë ka arrestuar këtë të premte tre persona, midis të cilëve edhe një shqiptar.
Ndalimi i tyre u bë pasi ata nuk zbatuan urdhërin e policisë për të ndaluar dhe në këto momente kanë rritur shpejtësinë duke u përpjekur për t’u arratisur në një autostradë.
Kur policia e ndaloi makinën, njëri prej tyre është përpjekur për t’u larguar dhe për të hedhur edhe një sasi droge që kishin me vete.
Kështu që, policia arriti të sekuestronte 1.5 kilogramë heroinë të ndara në tre pako, disa doza kokainë, 800 euro dhe 7.000 lekë të reja.
Ata bllokuan dhe makinën si dhe arrestuan shoferin, 53 vjeç, si dhe dy pasagjerët, një grek 39 vjeç dhe një shqiptar 45 vjeç.
Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura ende./abcnews.al