Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e ish efektivit Frrok Lleshaj në 2025/ Zbardhet ngjarja, gjykata cakton arrest në burg për dy të dyshuarit

schedule13:01 - 26 Nëntor, 2026

schedule 13:01 - 26 Nëntor, 2026

Policia e Shkodrës ka zbardhur dhe dokumentuar vrasjen me armë zjarri të ish efektivit të policisë, Frrok Lleshaj, ngjarje e ndodhur më 4 gusht 2025, në fshatin Paçram, në Vau të Dejës.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas, të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim.

Ata dyshohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.



Hetimet janë kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!