Liverpool kthehet te fitorja në Champions League dhe ruan vendin mes pretendentëve për të vazhduar rrugën direkt për në fazën tjetër të turneut.
“The Reds” zyrtarizuan formën e tyre të mirë, duke kaluar 3-0 transfertën kundër Club Brugge.
Asnjë problem për formacionin anglez të drejtuar nga Andoni Iraola, që mbylli pjesën e parë me epërsinë minimale falë golit të shpejtë të Isaak që në minutrën e 13-të.
Pavarësisht rasteve të tjera për shënim, rezultati do të ndryshonte sërish vetëm pas pushimit.
Festa edhe një herë për miqtë, pasi në minutën e 79-të, Florian Wirtz dyfishoi shifrat. Për sulmuesin gjerman, ky ishte realizimi i radhës që e kthen sërish te pritshmëritë e mëdha, pas sezonit të fundit zhgënjyes.
I njëjti diskutim vlen edhe për Aleksander Isaak. Në minutën e 82-të, suedezi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në këtë ndeshje për të arshivuar fitoren e Liverpool. Ky sukses i ngjit anglezët në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë të klasifikimit në fazën e parë të Champions League. /abcnews.al



