Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla thotë se siguria ushqimore, që përbën edhe ndër kapitujt më të vështirë të negociatave me BE, ka një vëmendje të shtuar.
Në një intervistë për “Newsline” në ACB News, Salla u shpreh se Shqipëria po bën detyrat e shtëpisë. Sipas ministrit, do të ketë investime në bujqësi.
Lidhur me skemën e fermerëve, ministri Salla deklaroi se kjo skemë i është përshtatur direktivave të BE dhe do të vijojë në vitin 2027.
“Ne kemi 3 kapituj, 12 është siguria ushqimore, po bëjmë kategorizimin e bizneseve, çfarë duhet të bëjmë për të shkuar në BE. Kjo është punë që po bëhet me trupën lituaneze të BE. Po bëjmë detyrat e shtëpisë, lidhur edhe me kapitujt e tjerë, si e peshkimit, kapitulli 13. Janë investimet në bujqësi, kemi 70 objekte në 2026, do vazhdojmë në 2027. Edhe bordet e kullimit, kanë investime në rritje. Do vijojmë në 2027. Skema kombëtare është një nga çështjet më të rëndësishme. Skema i është përshtatur direktivave të BE. Përsëri do kemi konsultim. Ne do mbulojmë sektorin që ka shqetësime. 6 mujorin e parë të vitit, 12.5 milionë euro kanë shkuar në llogari të fermerëve.
Nuk kemi vetëm 5.3 miliardë lekë apo 50 milionë euro, por 83 milionë euro. Një formë, skemë paralele e të themi. Skema e 10 përqindshit po rritet. Kemi skemën e 10 përqind të çdo fature që ata sjellin te ne. Fermerët në fillim nuk kanë qenë skeptikë. Ne duhet të bëjmë formalizim të tregut. Ne në këmbim japim 10 përqind të çdo fature. Ne kemi zgjedhur dy herë në vit, për t;u lidhur edhe më shumë me fermerin”, theksoi ai./abcnews.al



