Grabitja e Prokurorisë në Durrës/ Ndalohen dy persona

schedule08:38 - 25 Maj, 2018

schedule 08:38 - 25 Maj, 2018

Dy persona të dyshuar se kanë organizuar dhe kryer grabitjen në zyrat e Prokurorisë së Durrësit janë ndaluar. Urdhri ka dale nga instiutcioni i Prokurorisë, por nuk jepen detaje më tepër.

Të ndaluarit po merren në pyetje për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së enjtes, por nuk janë arrestuar. Hetuesit i janë referuar dëshmisë së postierit, i cili u grabit dy javë më parë. Ai dha disa të dhëna rreth aurorëve që e sulmuan dhe i morën postën sekrete.

Burime të prokurorisë i thanë ABC News që akoma nuk ka rezultate për autorët e vërtetë të sulmit në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, aty ku dyshohet se janë marrë dosje të rëndësishme. Sikurse gjatë kësaj bastistjeje është dëmtuar edhe serveri i kamerave të sigurisë. /abcnews.al