Grabitet argjendaria në Shkodër

schedule10:02 - 3 Shkurt, 2018

schedule 10:02 - 3 Shkurt, 2018

Një argjendari është grabitur mëngjesin e sotëm në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.

Në afërsi të objektit autorët kanë braktisur automjetin që dyshohet se kanë kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq mundën të largohen.

Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al