Fushë Krujë, policit të Kamzës i hedhin eksploziv në oborr

schedule12:26 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 12:26 - 15 Dhjetor, 2017

Një sasi e vogël lëndë plasëse është hedhur në oborrin e një shtëpie trekatëshe në qytetin e Fushë Krujës. Godina që shërbente edhe për biznes dhe për banesë është në pronësi të një polici në Kamëz Fatmir Isufit. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëmtime të vogla dhe jo në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al