Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Tufinës, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, në një dyqan lulesh.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, në ambientet e biznesit është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al


