Një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës, këtë herë në fshatin Lalm i Ri në Lezhë.
Lënda plasëse u hodh në verandën e një banese në pronësi të një gruaje, rreth orës 02:55.
Shpërthimi shkaktoi dëme materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motivit të sulmit./abcnews.al



