Fier, dritë mbi krimet e vjetra/Drejt zbulimit dy vrasje të tjera

schedule13:29 - 12 Mars, 2018

schedule 13:29 - 12 Mars, 2018

Policia e Fierit në bashkëpunim me prokurorinë zbardhjen e ngjarjeve të vjetra e kanë kthyer në prioritet të hetimit. Ndërsa vetëm në pak kohë ky bashkëpunim rezultoi me ndriçimin e dy krimeve të së kaluarës, dy ngjarje të tjera ndodhur në vite, do tëkenë të njëjtin fat. Nga grupi hetimor ABC News mësoi se së shpejti në pranga do të jenë dy vrasës të tjerë.

Vrasja e  pronarit të agjensisë së udhëtimeve Likometaj është në prag të zbardhjes. Burime të policisë i thanë ABC News, se janë siguruar prova që do të çojnë në hekura përgjegjësit e ngjarjes.

Aktualisht dy vjet me pas  krimi ndaj 82 vjeçarit Novruz Likometaj është pa autor. Likometaj  u gjet i vrarë në një kazan mbeturinash.

Policia arrestoi Skënder Beqirajn 37 vjeç i dyshuar për shkak të një konflikti me viktimën por hetimet u pushuan nga prokuroria për mungesë provash.

Tani policia mësohet të ketë gjetur prova dhe të dhëna të reja që hedhin dritë mbi autorin e vërtetë të vrasjes së Likometajt.

Po kështu  për një tjetër ngjarje te pazbardhur të 5 viteve më parë ku u vra roja e dyqaneve në qëndër të Fierit , ka prova të reja.

Në 3 muajt e parë të vitit 2018 nga blutë e Fierit në bashkëpunim me prokurorinë u zbardhën dy ngjarje të rënda. E para vrasja e një gruaje  nga bashkëshorti dhe e dyta vrasja e shokut të dhomës  nga një 32 vjeçar.

Të dyja kanë metodologji të njëjtë. Autori vret e më pas inskenon skenën e krimit për të fshehur gjurmët. Nga ana tjetër familjarët dyshues në të 2 rastet kërkuan hetime për vdekjen e të afërmve të tyre.

Në Patos 74 vjeçari Namik Velaj e mbyti gruan e më pas korruptoi mjekun ligjor për ta konsideruar vdekje natyrale.

Autori arrestohet pas 14 muajsh. Në fier 32 vjeçari Zekaj nga Malësia e Madhe vrau shokun e dhomës, priti 3 ditë e më pas e nxori kufomën të copëtuar brenda një valixheje për ta hedhur në kanal në një zonë ruale. U deshën 8 muaj për të dalë e vërteta.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci