Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vrasësit numëruan ditët e daljes nga burgu”, Karamuço tregon për vrasjen e Fierit

schedule10:04 - 24 Nëntor, 2026

schedule 10:04 - 24 Nëntor, 2026

Detaje të reja dhe tronditëse dalin në dritë lidhur me atentatin e rëndë të ndodhur në Fier, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos nipi i tij. I ftuar në studion e ABC News, profesori dhe eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka zbërthyer të gjithë dinamikën e ngjarjes, duke theksuar se kemi të bëjmë me një skuadër vrasësish profesionistë me pagesë.

Sipas Karamuços, viktima sapo kishte lënë qelinë më 2 nëntor dhe për shkak të frikës nga ndonjë sulm i mundshëm, shmangte daljet në qytet apo në lagje duke qëndruar kryesisht brenda banesës.

“Viktima ruhej dhe nuk para lëvizte. Ata që e kanë porositur dhe gjurmuar kanë llogaritur ditët e tij në burg, kanë marrë informacion menjëherë për lirimin dhe zgjodhën momentin e duhur kur ai doli në oborr për t’u marrë me punët e përditshme,“ shpjegoi Karamuço.



Eksperti theksoi se ekzekutimi në oborr u zgjodh me qëllim për të shmangur një përplasje të mundshme me familjarë të tjerë brenda shtëpisë ose rrezikun e një kundërpërgjigjeje me armë.
Sipas të dhënave hetimore, dyshohet se autorët kanë qenë të paktën tre persona. Në automjetin tip “Volvo” të djegur nga autorët në afërsi të Fierit – i cili rezulton i vjedhur në Suedi në vitin 2023 – policia gjeti tre pistoleta dhe dy armë automatike të tipit MP5.

“Niveli i armëve tregon dhe nivelin e pagesës për atentatin. Armët MP5 janë moderne, armë elitare të forcave speciale në Europë. Kjo dhe fakti i krijimit të një flote makinash të vjedhura jashtë vendit tregojnë qartë se kemi të bëjmë me një grup shëtitës të strukturuar vrasësish me pagesë, me role të ndara: vëzhgues, ekzekutorë dhe persona për zhdukjen e gjurmëve,“ theksoi Karamuco.

Pas djegies së automjetit, autorët dyshohet se janë larguar me një makinë të dytë në drejtim të jugut të vendit. Policia e Fierit po bashkëpunon ngushtë me drejtoritë vendore të Vlorës dhe Gjirokastrës, teksa po këqyren kamerat e sigurisë përgjatë akseve kryesore dhe pritet dërgimi i letërporosive jashtë vendit lidhur me origjinën e makinës së përdorur në krim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!