EMRAT/ Nxjerrin armët pas sherrit në Rrogozhinë, tre të plagosur, njëri rëndë

schedule12:59 - 8 Mars, 2021

schedule 12:59 - 8 Mars, 2021

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të hënë në fashtin Sinaballaj, në Rrogozhinë ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Gazetari Leonidha Musaj bën me dije se për shkak të plagëve dy persona janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe një është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë.

Gjithashtu mësohet se është plagosur me një plumb në këmbë Klajdi Lluca 22 vjeç i cili është nisur drejt Tiranës, ndërkohë në spitalin e Durrësit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasit Jurgen dhe Ervin Juba 24 dhe 28 vjeç.

Ndërkohë, gazetari Aldo Kozarja bën me dije se sherri mes të rinjve ka nisur në Peqin pasi dy prej tyre janë nga ajo zonë. Pas sherrit ata janë shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjajres, por pasi dolën prej andej janë konfliktuar sërish duke nxjerrë armët. /abcnews.al