Kryeministri Edi Rama duket se do të vendosë vetë për emërimet e drejtorëve në Shkodër pasi sherreve të forta atje mes përfaqësuesve lokalë dhe të dërguarëve nga qendra.
Gazetarja Esiona Konomi bën me dije për abcnews.al se Rama është informuar nga deputetët e tij se nuk ka një konsensus për emërimin e drejtorëve duke bërë që kryeministri të njoftojë një mbledhje urgjente ditën e hënë në qytetin e Shkodrës për të përcaktuar nën drejtimin e tij drejtuesit e rinj të qeverisjes qendore dhe lokale.
Ndërkohë, gjatë debateve për drejtorët, një ndër ata që ka reaguar ashpër është edhe Paulin Stëkaj, i cili tha se “është bërë tender puna e drejtorëve”.
“E keni bëri si tender këtë cështje. Secili con emrat e vetë”, mësohet të ketë thënë Stërkaj, por Rama iu përgjigj se kjo nuk është e vërtetë.
Nuk e kemi bërë tender. Musai më ka thënë që i keni çuar nga 7 lista. Kam menduar që ju do ta zgjidhni këtë gjë. Tani do merrem vetë. Meqë ju nuk i dhatë drejtim. Të hënën mbledhje e posaçme vetëm me Shkodrën për këtë gjë”, theksoi Rama.
Më parë, Rama kishte përcaktuar një grup pune për emërimin e drejtorëve, por baza nuk ka rënë dakord me të dërguarit nga Tirana.
Abc News zbuloi debatet e djeshme në mbledhjen e PS ku Senida Mesit iu kujtua se ajo nuk kishte marrë asnjë votë në qytet dhe se nuk përfaqësonte askënd. /abcnews.al



