Dy shpërthime eksplozivi trondisin Shkodrën

schedule07:22 - 5 Janar, 2020

schedule 07:22 - 5 Janar, 2020

Dy shpërthime me tritol kanë tronditur Shkodrën gjatë orëve të vona të natës. Shpërthimi i parë ndodhi pas banesës së policit Prelë Milani me detyrë shef stacioni i Policisë në Theth.
Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se shpërthimi i dytë me tritol, ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Grudë e Re tek banesa e shtetasit Kolë Bungaja. Mësohet se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

/abcnews.al