DETAJET/ Të shtënat në Radhimë, si ndodhi ngjarja? Një person erdhi nga parkimi…

schedule13:35 - 4 Korrik, 2022

schedule 13:35 - 4 Korrik, 2022

Turistët në Radhimë të Vlorës “u terrorizuan” nga të shtënat me armë zjarri pasditen  e sotme në plazh.

Abc mëson detaje të reja lidhur me ngjarjen, e cila tronditi pushuesit.

Dyshohet se një person ka ardhur nga parkimi i plazhit dhe është drejtuar nga “beach-bari.”

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Radhimë të Vlorës, dyshohet për një të plagosur

Sipas të pranishmëve në plazh janë dëgjuar 5-6 të shtëna. Pushuesit të frikësuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me vrap .

Nga informacionet paraprake nuk konfirmohen persona të lënduar. Policia sqaron se po kryen kontrolle në terren për të gjetur nëse ka persona të dëmtuar dhe për të identifikuar autorin e dyshuar.

/Abcnews.al/