Deklarata absurde, Tirana dhe Partizani-Laçi: Starova skanon Superioren

schedule00:07 - 24 Nëntor, 2020

schedule 00:07 - 24 Nëntor, 2020

Sulejman Starova, si zakonisht është pjesë e panelit të emisionit “Pressing”ABC dhe foli mbi ndeshjet e javës së tretë në Superiore. Trajneri i njohur analizoi Tiranën, ndërkohë që më pas kaloi edhe te përballja e Partizanit me Laçin.

“Tirana ka një mal me probleme. Nuk janë ekipi që doli kampion. Ka pasur afrime dhe largime. Hoqën edhe trajnerin pas eliminimit nga Kupa, nuk duhet ta hiqnin atëherë. Tirana u mund në Shkodër dhe dy lojtarë i erdhën nga kombëtarja. Ka ndikim marrja e ekipit në javën e tretë.

Egbo e Dede ndryshojnë, mund të kenë ide të tjera. Vllaznia e Tirana akoma nuk kanë nisur të luajnë ndeshjet e para me rivalët. Janë nga katër përballje për t’u luajtur. Nuk ka ndodhur të thotë trajneri (i referohet Dovedan të Bylisit) që nuk kam sulmues në javën e tretë. Kundër Apolonisë tha që më bëri gol mbrojtësi. Mund të dalë kushdo kampion, nga 6 skuadra. Edhe Vllaznia. E kam thënë se Tirana është baras me të tjerët për të dalë kampion”.

“Partizani-Laçi? Ndeshjet e forta prodhojnë 0-0, barazime. Formacionin Partizani e ka për të dalë kampionë. Në janar mund t’u hapet merkato. Barazimi ishte i drejtë, Partizani ishte pak më lart. Këto barazime të dalin kampion, edhe ata janë favoritë.

Nëse e mund në Laç e ke lënë mbrapa konkurrentin dhe je në rregull. Me të fortët të gjithë do kenë në vështirësi. Kudo është vështirë të marrësh pikë. Skënderbeu fitoi jashtë, por janë tre pikë transfertë. I jep shumë moral. Edhe Apolonia ka shumë të rinj, por çohen e protestojnë të gjithë”. /abcnews.al