Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Platformë denoncimi për dhunën online të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në raste bullizmi apo kërcënimi në internet

schedule15:52 - 26 Nëntor, 2026

schedule 15:52 - 26 Nëntor, 2026

Një platformë e re do t’u vijë në ndihmë të rinjve për të denoncuar rastet e bullizmit, dhunës apo problemeve me sigurinë në internet. Bëhet fjalë për “Help4You”, një nismë që Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Interpolin, pritet ta sjellë në Shqipëri.

Platforma do të shërbejë si një adresë e vetme ku të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë dhe të kontaktojnë institucionet përgjegjëse, pa pasur nevojë t’i drejtohen veçmas secilit institucion.

Nisma u prezantua në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, në një takim ku morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nxënës, mësues dhe prindër.



Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, ministri Demo theksoi se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm në komunikimin në internet, pasi bullizmi, përhapja e të dhënave personale dhe sjelljet kërcënuese mund të kenë pasoja edhe jashtë botës virtuale.

Ai u bëri thirrje nxënësve të mos heshtin kur përballen me raste bullizmi apo kur shohin se një bashkëmoshatar ka nevojë për ndihmë.

Përveç platformës së re, ministri THA se është rritur edhe numri i oficerëve të sigurisë në shkolla. Nga 150 që ishin disa vite më parë, aktualisht janë 400 oficerë, me synimin për të krijuar një mjedis më të sigurt për nxënësit në të gjithë vendin.

Ndërkohë, në shkolla pritet të zhvillohet edhe një fushatë ndërgjegjësimi, për t’i njohur të rinjtë me platformën “Help4You” dhe mënyrën se si mund ta përdorin atë për të kërkuar ndihmë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!