Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reforma Zgjedhore, afati drejt fundit/ PS thirrje opozitës: Ejani në komision, ose e miratojmë vetë!

schedule15:50 - 26 Nëntor, 2026

schedule 15:50 - 26 Nëntor, 2026

Janë vetëm 4 ditë të mbetura për të kryer reformën zgjedhore.

“Ftesa është aty, uluni sot, nesër, pasnesër, të dielën. Punoni me seriozitet” tha Balla.

Por kaq ditë nuk duken të mjaftueshme për demokratët. Ata kërkojnë zgjatjen e afatit të Komisionit, ndërsa këtë të ente kanë mbërritur në Tiranë ekspertë të Komisionit të Venecias, për ti asistuar deputetët për të kryer ndryshimet e nevojshme.



“Unë kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore” u shpreh Bylykbashi.

Kreu i grupit parlemantar të PS Taulant Balla i përsëriti ftesën opozitarëve, duke përmendur në Parlament jo një herë përfundimin e afatit të Komisionit të hënën e javës që vjen.

“Komisioni i Posacëm e ka afatin deri më datë 20. pas datës 30 ju nuk e keni më të të drejtën për të marrë peng axhendën tonë europiane, kemi ngritur komisionin e posaçëm sipas një formule tradicionale të dakordësuar”, shtoi Balla.

Në tryezë socialistët kanë dhe një alternativë tjetër, vijimin e reformës në një tjetër komision.

“Do të rikthehemi në një komision tjetër të reformës zgjedhore për të punuar së bashku, ndoshta pas zgjedhjeve, ndoshta para zgjedhjeve, por ky komision duhet të jetë serioz”, tha Balla.

“Me të njëjtin skenar të reformës territoriale, do ta vrasin dhe do ta bëjnë siç duam ne, këtë e dimë ne”, replikoi Bylykbashi.

Komisioni për reformën zgjedhore është ngritur në tetor të vitit të shkuar por aktualisht dy palët kanë dakordësuar vetëm ligjin për financimin e partive politike, në ato pak mbledhjet e zhvilluara në një vit, ndërsa paketa ligjore që prek edhe zgjedhjet vendore te 9 majit është e gjerë, nga depolitizimi I komisioneve zgjedhore, numërimi në qendrat e votimit dhe rekomandime të tjera të ODIHR./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!