Maxhoranca ka prpozuar shtyrjen e afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri në fund të vitit 2027. Projektligji është dorëzuar në Kuvend dhe parashikon që afati për ti paguar shtetit tatim 5% në rast të shitjes së banesave të shtyhet deri në fund të vitit të ardhshëm.Më herët tatimi që aplikohej për banesat ishte rreth 15 % duke ndikuar direkt në kursimin e parave për qytetarët dhe bizneset.
Në relacion thuhet se kjo ndërhyrje synon të zgjerojë mundësinë e përfitimit nga procesi, duke shmangur kufizimet që mund të krijohen nga afati aktual dhe duke u dhënë individëve dhe personave juridikë kohën e nevojshme për të vendosur dhe për të realizuar rivlerësimin e pasurive të tyre.
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është një mundësi për lehtësimin e barrës tatimore dhe uljen e çmimeve të apartamenteve. Gjatë periudhës mars–tetor 2026, përfitimi fiskal i tatimpaguesve nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme ka arritur në 177 milionë euro, duke reflektuar ndikimin konkret të këtij mekanizmi në uljen e detyrimeve tatimore.
Ndërkohë që vlerësimet janë se përfitimet për tatimpaguesit do të jenë edhe më të larta deri në përfundimin e procesit.Nga të dhënat rezulton se janë rreth 500 mijë objekte që potencialisht mund ti nënshtorehen procesit të rivlerësimit edhe përgjatë vitit që vjen.Por vlera përllogaritet sipas çmimeve të referencës dhe trasaksioneve që do realizohen,Nga tëdhënat rezulton se Nga 3 fushat të rivlerësimit të realizuar deri më tani në Shqipëri efektet në buxhet rezultuan mbi 235.3 milionë euro të ardhura prej tatimit të paguar.



