Betohen tre deputetët e rinj të opozitës

schedule10:24 / 11/04/2019

Sot në seancën plenare të Kuvendit janë ulur tre deputetë të rinj të opozitës. Ata vijnë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike. Korba Lita nga qarku Tiranë, Arlind Çaçani nga qarku Korçë dhe Halil Jakimi nga qarku Dibër bënë sot betimin.

Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë arrin në 102, nga të cilët 79 janë nga mazhoranca dhe 23 nga opozita. Një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëzuan formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë të tjerë. Andi Përmeti nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun Korçë dhe Eugen Bojaxhiu nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit./abcnews.al

schedule10:24 / 11/04/2019