“Asnjë preferencë në zgjedhjet e Kosovës”/ Qeveria në Serbi, Rama: Të zgjidhet me dialog

schedule12:25 - 8 Shkurt, 2025

schedule 12:25 - 8 Shkurt, 2025

Në një intervistë për “El Mundo”, kryeministri Edi Rama u ndal tek çështjet rajonale. Për zgjedhjet në Kosovën nuk ka asnjë preferencë për fituesin, kurse në Serbi, pati kritika për opozitën.

“Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë. Kosovarëve u uroj gjithë të mirat për çfarëdo vendimi që do të marrin. Problemi që kam me opozitën serbe është, pa hyrë në dinamikën e politikës së brendshme, se ajo nuk duket më pro evropiane apo pro perëndimore se sa presidenti. Sa i përket Kosovës, ata nuk duket të jenë më përparimtarë. Për pjesën tjetër, nuk është rasti im të komentoj, sepse është çështje e brendshme e Serbisë. Në fund dialogu do të duhet të mbizotërojë. Sepse marrja me forcë e një qeverie nuk duhet të ndodhë kurrë në tokën evropiane”, shtoi Rama.

Po aq i pashqetësuar kryeministri Rama është edhe për kampet në Shëngjin e Gjadër, të cilat i konsideroi kompetencë të Italisë, ndërsa propozoi një politikë të përbashkët emigracioni nga Bashkimi Europian.

Kurse për vendimet e administratës së re të Trump, që prekin edhe refugjatët afganët në Shqipëri, Rama siguroi se këta të fundit mund të qëndrojnë pa asnjë problem.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!