Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, kritikoi ashpër qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar situatën aktuale si një alarm për Kosovën.
Abazi tha se politika tradicionale po përfundon dhe se, sipas tij, Kurti po ndjek një qasje që synon ta nisë Kosovën “nga e para”. Ai theksoi se mbetet i pazgjidhur edhe ndikimi që mund të ketë vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë mbi unitetin politik dhe shoqëror në Kosovë.
Sipas Abazit, Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për zhvillimet institucionale të viteve të fundit, ndërsa e akuzoi gjithashtu për përgjegjësi në përplasjet politike me partitë e tjera.
“Karriera e politikani konvencional po përfundon. Ëndrra e Kurtit është të vishet si Zelensky në një fushë betejë për një Kosovë që në ëndrrën e tij duhet të fillojë nga e para. Është fatkeqësi çka i ka ndodhur Kosovës dhe diskursi i kthyer i Kurtit në këtë situatë. Kemi të pazbërthyer problemin e vendimit të Gjykatës Speciale që do rëndojë mbi unitetin e popullit të Kosovës. Dialogu i Brendshëm i munguar ka sjellë rezultate ku flet rruga pas pasur kanalizim të drejtpërdrejtë. Kurti mbart përgjegjësi për katër vitet e fundit të shkatërrimit institucional, mbart edhe përgjegjësinë sonte të kurthit politike të PDK, atë që e bëri me LDK. Bekim Sejdiu tentoi të bëhej rruga e mesme, por kuptoi qëllimin e Kurtit. Kjo përfundon në përjashtimin e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në krijimin e Republikës së Kosovës. Për Kurtin fillon çdo gjë me të nga fillimi. Por pyetja është nëse shqiptarët e Kosovës do të kthehen në pikën zero. Për mu është alarm sigurie, politike kushtetues alarm i pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Të gjithë liderët të bëhen bashkë dhe të dalin me qëndrim të përbashkët ndaj Kurtit sepse po dëmton interesin e vendit”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/


