Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një ftesë nëpërmjet rrjeteve sociale studentëve që të ulen e të dialogojnë.Ai i kërkon që në facebook të hënën të kenë një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë me të rinjtë që protestojnë.
Orën ditën dhe vendin për të dialoguar me studentët kryeministri Edi Rama e njoftoi nëpërmjet facebookut. E po nga rrjetet sociale ia bëri edhe ftesën, nëpërmjet një video mesazhi.
“Nuk po përpiqem t’iu bëj magji protestuesëve që të shpërndahen se nuk dua që të marrin një fitore momentale…nuk dua që të rrinë mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik dhe mediatik ku i joshin për të nxjerrë nga zjarri gështenja që për vetë si nxjerrin kurrë se askush nuk i merr seriozisht”.
Pikërisht tani duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri u tha kryeministri e për ta vënë në jetë këtë duhet një bashkim i qeverisë, studentëve dhe pedagogët që duan dalje nga qarku vicioz dhe jo zgjidhje nga qarku vicioz për të dalë nga korrupsioni dhe keqadministrimi i universitetit u thotë kryeministri Studnetëve nga facebooku.
“Studentët nuk e bëjnë këtë nga poshtë pa qeverinë, sepse nuk kanë autoritet vendimmarrës, ndërsa qeveria nuk e bën dot nga lart pa ata. As qeveria nuk është pa kusure në këtë moment”.
Nuk e kupton kryeministri se si ti zgjidhë kërkesat e protestuesëve kur ata nuk dërgojnë një përfaqësi.
Megjithatë ftesa e tij është që të paktën të mos imungojnë virtualisht pot ë ulen e të shohihn njëri tjetrin nga ekranet e kompjuterave për të zgjidhur një herë e mirë problemet e sistemit të arsimit./abcnews.al