Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënohet nëna e Kryemadhit/ GJKKO: 7 vite e 6 muaj burg Fatime Kryemadhit, konvertohet në 2 vite shërbim prove

schedule10:19 - 26 Nëntor, 2026

schedule 10:19 - 26 Nëntor, 2026

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e ndarë të dosjes Meta-Kryemadhi, të cilët u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Për Fatime Kryemadhin, GJKKO ka caktuar dënimin me 7 vite e 6 muaj burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 5 vite, ndërsa u konvertua në 2 vite shërbim prove.

Për Ema Çokun, gjykata caktoi 2 vite burgim, të cilat me gjykim të shkurtuar u reduktuan në 1 vit e 4 muaj. Dënimi u konvertua në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh. Gjithashtu, gjykata vendosi heqjen e masës së sigurisë “Detyrim për paraqitje”.



Ndërsa për Pirro Xhixhon, GJKKO vendosi pafajësinë për akuzën e korrupsionit, si dhe heqjen e masës së sigurisë “Detyrim për paraqitje”.

Në të njëjtin vendim, gjykata rrëzoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e vilës në pronësi të Fatime Kryemadhit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!