Qyteti i Durrësit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, me reshje intensive dhe erëra të forta. Deri më tani, në qytet nuk raportohen problematika.
Ndërkohë, në Portin e Durrësit është pezulluar përkohësisht aktiviteti i ngarkim-shkarkimit për dy anije transporti mallrash. Tragetet, nga ana tjetër, janë nisur sipas orarit të përcaktuar.
Për shkak të kushteve të motit, është pezulluar edhe aktiviteti i peshkimit. Kapiteneria e Portit ka urdhëruar flotën e peshkimit të mos dalë në det deri në një njoftim të dytë.



