Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Tetovë ku si pasojë e një zjarri të rënë në spital kanë humbur jetën 14 persona.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale shikohet momenti i shpërthimit të zjarrit në spitalin modular për trajtimin e personave me COVID-19 në Tetovë.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihen persona duke u larguar, pak para se zjarri të shpërthente në tërë hapësirën.
Ndërkohë në pak sekonda, zjarri shpërthen dhe kaplon komplet spitalin modular ku po trajtoheshin personat me COVID-19 në Tetovë./abcnews.al