Vllaznia nis të mendojë për akademinë dhe së fundmi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ata kanë njoftuar një hap të rëndësishëm në rrugën për zbulimin e talenteve dhe krijimit të një zinxhiri të suksesshëm për të rritur lojtarë për ekipin e tij. Auron Miloti, një nga ish-lojtarët e Vllaznisë, nga sot është një nga skautët e Vllaznisë.
NJOFTIMI – Klubi i Futbollit Vllaznia në funksion të mbështetjes për talentet e reja nga Akademia Futbollit Vllaznia por edhe të gjurmimit dhe ndjekjes së lojtarëve të spikatur kryesisht brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj në shërbim të një merkatoje cilësore po ndërton mekanizmat e nevojshme me specialistë të njohur të futbollit.
Për këtë qëllim dhe në shërbim të ndjekjes se talenteve dhe lojtarëve të spikatuar, sot Klubi Futbollit Vllaznia njofton se ka nënshkruar me ish-futbollistin e njohur shkodranë z.Auron Miloti i cili do të kryejë detyrën e scautit. Miloti zotëron licensën UEFA PRO dhe ka eksperience pune si traineri në ekipet austriake. /abcnews.al