Një aksident automobilistik është bërë shkak që Bulevardi Zogu I në Tiranë të bllokohet tërësisht.
Mësohet se një automjet që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ka përplasur një automjet tip “Audi Q8” të parkuar dhe u kthye 90 gradë në vend. Drejtuesi që shkaktoi përplasjen ka marrë lëndime të lehta.
Ndërkohë, përgjatë bulevardit është krijuar një situatë kaotike, ndërsa makinat e bllokuara vijojnë t’u bien vazhdimisht borive. s.b/abcnews.al/



