Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/Automjeti në Tiranë del nga rruga e “përfundon” në Lanë, një këmbësor i plagosur

schedule19:36 - 25 Qershor, 2021

schedule 19:36 - 25 Qershor, 2021

Një automjet ka dalë nga rruga në Tiranë duke plagosur edhe një këmbësor. Në pamjet e siguruara nga AbcneWs.al një këmbësor shihet i shtrirë në rrugë ndërsa qytetarët e policia mundohen t’i japin ndihëm e parë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, kur mjeti me drejtues M. H., ka aksidentuar 80-vjeçarin Q. K.

Po ashtu në pamje shihet se automjeti i përfshirë ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në lulishten e Lanës. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.



NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!