Superiorja nis me duelet Kastrioti-Skënderbeu dhe Bylisi-Tirana, me skuadra vendase që do bëjnë çmos të marrin pikët e plota. Edhe udhëtueset duan pikë dhe priten duele mjaft të forta në fushën e blertë.
Tashmë janë mësuar edhe formacionet e skuadrave dhe ka ndryshime tek të gjitha, duke nisur me Tiranën që rigjen Toshevksin, ndërkohë që në mesfushë luan Gyamfi. Risi edhe në sulm, këtë herë me Seferin që luan vetëm me Torassa.
Te Bylisi bie në sy Desancic si qendërmbrojtës, krah Jankut, kurse të Skënderbeu Kosta Vangjeli në sulm në mungesë të Berishës. Kastrioti rigjen kapitenin Ccela, ndërsa në sulm luan sërish Daci, pasi braziliani Devid ende nuk është plotësisht gati. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E diel, më 2 maj 2021, ora 16:00
KASTRIOTI-SKËNDERBEU
KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Okebugwu, Bardhi, Prodani, Daci. Trajner: Ramazan Ndreu.
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Dwoumfour, Vitija, Bajrami, Sadriu, Mara, Taipi, Jean Victor, Vangjeli, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
BYLISI-TIRANA
BYLISI: Qirko, Ymeraliaj, Desancic, Janku, Hadroj, Carkanji, Nebihu, Lorran, Ntephe, Ndreca, Anthony. Trajner: Veljko Dovedan.
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Gyamfi, Ismajlgeci, Torassa, Seferi. Trajner: Orges Shehi