Situata e Covid në Indi, Delhi nuk ka vend as për të djegur trupat e pajetë

schedule08:34 - 30 Prill, 2021

schedule 08:34 - 30 Prill, 2021

Policia në kryeqytetin e Indisë Delhi u ka kërkuar autoriteteve lokale të gjejnë më shumë site për krematoriumet Covid-19.

Vala e dytë e koronavirusit ka shkatërruar Indinë, duke çuar në kolaps spitalet, morgjet dhe krematoriumet.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve kaloi 18 milionë të enjten, me 386.452 më shumë të regjistruar, rritja më e madhe një-ditore e regjistruar në vend.

Gjithashtu, kishte edhe 3500 vdekje, ku vetëm në Delhi janë regjistruar rreth 400 viktima.

Pacientët vuajnë për oksigjen dhe shtretër spitalorë, ndërsa njerëzit vazhdojnë të kërkojnë ndihmë në media sociale./abcnews.al