Tirana mposhti Teutën dhe në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport foli fillimisht trajneri Orges Shehi:“Sigurisht që jam i kënaqur me lojën dhe pikët. Lojtarët bënë detyrat e dhëna, nuk i dhamë asnjë mundësi kundërshtarit. Luanim ndaj vendit të parë dhe normalisht ndihemi mirë për rezultatin e marrë dhe interpretimin nga fillimi në fund”.
“Jemi brenda objektivave, i kam thënë skuadrës se nuk ka mbaruar. Kjo ndeshje tregonte shumë për ne, është sfidë personaliteti për të treguar kush jemi. Duke fituar pikët ngushtohen dhe objektivat janë më afër. Ka ndeshje plot”, shtoi Shehi.
“Nuk kemi kohë të eksperimentojmë, të luajmë me ata që janë më në formë. Futa Tolin dhe bashkë me Vangjelin e ndalën Bregun. Lojtarëve të afruar u duhet pak përshtatje. Do fusim në lojë ata që janë më formë. Edhe ata në stol po shkrihen me skuadrën dhe u japin grinte atyre që luajnë”.
“Veç ndeshjes me Skënderbeun, në ndeshjet e tjera kemi bëtë lojë. Nuk është fikur dëshira e grinta. Futbolli i tillë është, ndonjëherë nuk e ke fatin. Siç ndodhi me Kukësin,kur pësuam një gol që të dhemb kur e kishim përmbysur. Skuadra është në ritmin e duhur dhe e në forcën e tyre. Kjo është detyra ime, t’ua tregoj këtë. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”.
“Europë apo titull? Është e ekzagjeruar të mendojmë për titullin kur jemi në vendin e pestë. Gjithsesi askush nuk na ndal të kemi objektivat tona. Duam të ngjitemi sa më shumë në tabelë, sidomos këtë javë që luajmë sërish me kryesuesit. Përballjet do jenë direkte, do ketë edhe rezultate të papritura. Ne nuk duhet të humbim asnjë ndeshje që të arrijmë titullin, sikurse parashikon Ylli (Aga)”. /abcnews.al

