OBSH: Vendet më të varfra janë ende pa vaksina anti-Covid

schedule10:42 - 23 Prill, 2021

schedule 10:42 - 23 Prill, 2021

Në një raport të publikuar të premten, duke shënuar përvjetorin e parë të organizatës COVAX, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka denoncuar “pabarazitë” në shpërndarjen e vaksinave.

“Gati 900 milion doza vaksinash janë administruar globalisht, por mbi 81% janë dërguar në vendet me të ardhura të larta, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë vetëm 0.3% të dozave ,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros u ka bërë thirrje vendeve më të pasura të dhurojnë dozat e  tepërta për të ndihmuar në vaksinimin e punonjësve shëndetësorë në vendet me të ardhura të ulëta.

COVAX, i cili ka dërguar 40.5 milion doza në 118 vende deri më tani, synon të sigurojë 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!