BSH: Rreth 1/3 e familjeve shqiptare kanë kredi në bankë

schedule16:07 - 28 Shtator, 2018

schedule 16:07 - 28 Shtator, 2018

1/ 3 e familjeve shqiptare sipas Bankës së Shqipërisë kanë marrë një kredi në bankë. Tremujorin e dytë të vitit 10 deri në 30 % të buxhetit të familjes e kanë çuar për shlyerjen e saj.

Rreth 1/ 3 e familjeve shqiptare e nisin muajin duke shlyer huatë që kanë marrë, kryesisht ndaj bankave. Për këtë destinojnë 10 deri në 30% të buxhetit familjar. Banka e Shqipërisë doli në këtë përfundim pasi pyeti rreth 1200 familje në të gjithë vendin për të testuar qëndrueshmërinë e tyre financiare përgjatë muajve prill, maj, qershor.

Rreth 28% e familjeve treguan se kanë kredi  për të paguar.

Rreth 60% e huamarrësve deklaruan se “aftësia e tyre paguese” nuk ka ndryshuar, ndërsa pjesa tjetër u shprehën për përkeqësim të situatës financiare krahasuar me gjashtë muaj më parë.

Banka e Shqipërisë vëren rritje të nivelit të ardhuarve dhe shpenzimeve, ndërkohë që këto të fundit kanë qenë më të theksuara.

Pavarësisht qëllimit të marrjes së huasë 35% e familjeve treguan se tepricën e kanë përdorur për blerje apo riparim prone, 41% për zhvillimin e një biznesi dhe 5% për konsum.

Në 84% të rasteve  kredia është marrë në lekë, ndërsa në 16%  e kanë tërhequr në monedhën europiane.

Më pas ai përformoi hitet e  dy albumeve mes yjesh dhe after party. Publiku u argëtua nën tingujt e këngëve të Dren Abazit për afro 90 minuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!